Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita, Feronikeli e Gjilani arkëtojnë pikët e plota

Kanë përfunduar tri ndeshje të xhiros së 13 në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita shënoi fitore bindëse në udhëtim te Besa, derisa shënuan edhe Feronikeli e Gjilani, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Intelektualët” e mposhtën Besën me rezultat prej 4 me 1. Për ekipin mysafir nga dy gola shënuan Haxhimusa e Fazliu.

Derisa golin e vetëm për Besën e shënoi Krasniqi.

Feronikeli shënoi fitore minimale në shtëpi ndaj Arbërisë. Golin e vetëm e shënoi Dobiqaj në minutën e 43 të ndeshjes.

E edhe Gjilani shënoi fitore minimale prej 1 me 0 ndaj Drenicës. Ishte Nikaq ai që ia siguroi pikët e plota vendasve.

Tabela aktuale është kjo:

Image