Sport

Dokumentari për Liverpoolin, në fund të muajit

“Fundi i stuhisë (The End Of The Storm)”, filmi që dokumenton triumfin e Liverpoolit në Premier League dhe marrëdhëniet ndërmjet klubit dhe tifozëve të vet në gjithë globin, pritet të dalë në treg në fund të këtij muaji.

Ky film shfaq intervistat me lojtarët e tanishëm, siç janë Jordan Henderson dhe Virgil van Dijk, si dhe tifozët në gjithë botën, nga Aucklandi deri në Rio de Janeiro.

Trajneri Jurgen Klopp po ashtu shfaqet para kamerës ku e diskuton në detaje triumfin në Premier League, krizën e koronavirusit dhe karrierën e tij futbollistike.

“E jashtëzakonshme për Kloppin është dëshira për komunikim. Kam shkuar atje, nuk më njihte mirë, por ishte në gjendje të flas për babanë e tij, fliste me sinqeritet duke dhënë edhe përgjigje që i ka dhënë 100 herë. Nuk ka pasur asnjë moment ku ka thënë se nuk mund të flasim për këtë apo për atë gjë. Asnjëherë nuk më ka thënë ‘pse po më pyet për babanë, çfarë ka të bëjë ajo me Sadio Manen në krah’, ose gjëra të tilla. Për këtë arsye ai është kaq shumë i dashur. Nuk mund ta duash atë në momente të caktuara nëse e përkrah një tjetër klub, por në fakt, thjesht nuk mund të mos e duash, ai është njeri shumë i mirë”, ka thënë producenti i dokumentarit për Liverpoolin.

“The End of the Storm”, siç quhet ky dokumentar, do të jetë në treg nga 30 nëntori.