Sport

Koemani i bindur se Messi s’do të largohet

Foto: Reuters

Ronald Koeman është i bindur se Leo Messi do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona.

Gjatë verës Messi ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, pas përplasjeve me ish-presidentin e klubit Josep Maria Bartomeu dhe pas ardhjes së Koemanit në krye të klubit, transmeton KOHA.

I pyetur nga gazetarët nëse e sheh largimin e Messit, Koeman u ështëpërgjigjur gazetarëve: “Jo, dhe nuk dua të flas më shumë për këtë”.

Messi është lidhur me një kalim te Manchester City, që do të thoshte një ribashkim me trajnerin Pep Guardiola.