5 perditesime
16:06

Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Evropian

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Pragë. Krasniqi në luftën për të bronztën në kategorinë deri 48 kilogramë e mposhti francezen Melanie Clement me ippon.

Sot garoi edhe Flaka Loxha që u mposht në luftën e dytë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ndërsa të shtunën garon Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.

15:08

Krasniqin e ndan vetëm një fitore nga e bronzta në Evropian

Distria Krasniqi është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Pragë.

Krasniqi në luftën e parë të repesazhit në kategorinë deri 48 kilogramë e mposhti rusen Irina Dolgova me një Waza-ari. Në luftë për të bronztën do të ketë përballë francezen Melanie Clement. 

14:14

Krasniqi mposhtet në çerekfinale, do të vazhdojë garën për të bronztën

Distria Krasniqi ishte ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Pragë.

Krasniqi në çerekfinale u mposht me ippon nga Shirine Boukli e Francës, pas 5 minuta e 19 sekondave luftë.

Francezja Boukli ishte future në “Golden score” me dy shido dhe Krasniqi dukej se po shkonte drejt triumfit në përballjen e kategorisë deri 48 kilogramë, por u befasua nga francezja.

Krasniqi do të kërkojë të bronztën nëpërmjet repesazhit. Ajo ishte vlerësuar favorite për të artën në kategorinë deri 48 kilogramë , ku është e para në renditje botërore.

12:58

Loxha eliminohet në rrethin e dytë

Flaka Loxha është eliminuar në rrethin e dytë të Evropianit në xhudo.

Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës Julia Ko]alczyk me një ]aza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e mposhti ukrainasen Mariia Skora.

Sot po garon edhe Distria Krasniqi. Ajo ka arritur në çerekfinale të Evropianit në kategorinë deri 48 kilogramë. Të shtunën në kategorinë deri 78 kilogramë garon Loriana Kuka.

12:29

Krasniqi në çerekfinale të Evropianit

Distria Krasniqi ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Pragë. Krasniqi në 1/8 e finales të kategorisë deri 48 kilogramë e mposhti Aisha Gurbanlin.

Gurbanli mori tri dënime (shido) dhe u s’kualifikua. Deri në momentin e shidos së tretë të dyja kishin nga një wazari. Distria po llogaritet favorite për të fituar medalje në Evropian.

Në Evropian po garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo e ka fituar luftën e parë.

Të shtunën garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë.

11:58

Loxha fiton meçin e parë në Evropian

Flaka Loxha e ka fituar meçin e parë të saj në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Pragë.

Loxha, që garon në kategorinë deri 57 kilogramë e mposhti ukrainasen Mariia Skora me një ëaza-ari pas 5:59 minuta luftë. Në luftën e dytë Loxha do të përballet me medalisten e bronztë të Botërorit të kaluar, polaken Julia Ko]alczyk. Sonte garon në Evropian edhe Distria Krasniqi, në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo është favorite për të fituar të artën.

Të shtunë  garon Loriana Kuka.