Sport

Depay do transferimin te Barça në janar

 

Memphis Depay me doemos e dëshiron transferimin tek skuadra e Barcelonës, në afatin kalimtar dimëror, raporton “Mundo Deportivo”.

Sulmuesi holandez aktualisht është pjesë e skuadrës së Lyonit në Ligën 1 të Francës dhe shpreson se do të jetë i lirë të kalojë në radhët e “Blaugranëve” në janar, pavarësisht se klubi francez ka bërë të ditur se nuk do të dëgjojë për oferta në gjysmë të sezonit.