Paulo Dybala vazhdon të refuzojë kontratën e re të Juventusit.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, bisedimet mes lojtarit dhe klubit për vazhdimin e kontratës janë ndërprerë, transmeton KOHA.
Dybala thuhet se nuk ka vendosur të nënshkruajë kontratën e re pasi dëshiron kohë për ta vlerësuar ofertën.
“Zonja e Vjetër” thuhet se i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon. Dybala ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.