Sport

Kimmich operohet, mungon deri në janar

Kimmich operohet, mungon deri në janar
Foto: Reuters
 

Mesfushori i Bayern Muenchenit, Joshua Kimmich, i është nënshtruar një operimi të gjurit dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe deri në janar, raporton faqja zyrtare e klubit kampion të Evropës.

Kimmish 25-vjeçar u lëndua të shtunën në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit pas një dueli me Erling Haalandin. Bayerni ka njoftuar se operimi i Kimmichit në menisk ka shkuar me sukses dhe se ai do të mungojë deri në janar. Kimmich do t’i mungojë Gjermanisë në miqësoren ndaj Çekisë dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Spanjës këtë muaj.