Sport

Arsenali “turpërohet” në Emirates, mposhtet nga Aston Villa

Aston Villa e ka mposhtur Arsenalin në ndeshjen e së dielës. Takimi i zhvilluar në Emirates, përfundoi 3-0 në të mirë të mysafirëve.

Në minutën e 25-të, skuadra e Mikel Artetas pësoi një autogol nga Bukayo Saka. Pjesa e parë mbaroi 1-0.

Ndërkohë, ekipi mysafir nuk ndaloi deri në golin e radhës. Në 20 minutat e fundit të ndeshjes, sulmuesi Ollie Watkins shënoi dy gola të shpejtë, për rezultatin final 3-0, raporton KOHA.

Me këtë humbje, Arsenali radhitet i 11-ti në tabelë me 12 pikë, ndërsa Aston Villa është në pozitën e gjashtë, me 15 pikë.