Sport

Valon Berisha asiston në ndeshjen dramatike me Lensin

Descriptive Text

Valon Berisha luajti titullar dhe ishte i pranishëm në tërë ndeshjen në barazimin dramatik të skuadrës së tij Reimsit në udhëtim te Lensi, 4:4.

Asistimi i minutës së 54-tërt i 27-vjeçarit, ishte i dyti në elitën e futbollit francez. Berisha me një top të gjatë e gjeti bukur sulmuesin senegalez, Boulaye Dia, i cili shënoi me të majtën më pas. Pjesë e skuadrës së Reimsit në rangun më të lartë të futbollit francez është edhe Arbër Zeneli.

Zeneli tash e një kohë është jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi në muskul. Reimsi sivjet në 10-të ndeshjet e para ka arkëtuar vetëm nëntë pikë.

Është në pozitën e 16-të, me vetëm tri pikë larg vendit që dërgon një rang më poshtë në futbollin e Francës.