Sport

Infektimet me COVID-19 rikthehen te skuadra e Genoas

Covid-19 është rikthyer te skuadra e Genoas. Mbrojtësi Cristian Zapata ka dalë pozitiv nga testi i bërë të premten.

Komunikata për shtyp e lëshuar pasditen e të shtunës nga klubi e konfirmon se Zapata ka dal pozitiv nga testi i bërë më 6 nëntor, transmeton KOHA.

Kjo do të thotë se Zapata do të mungojë në ndeshjen e vikendit kundër Romës, që zhvillohet të dielën në orën 15:00.

Kolumbiani nuk ishte pjesë e 22 personave që dolën pozitivë muajin e kaluar, e nga ai numër, 17 prej tyre ishin futbollistë.

Që të gjithë ata persona u shëruan plotësisht para takimit të javës së kaluar me Sampdorian që përfundoi 1:1.

Prej lojtarëve të cilët dolën pozitivë në muajin e kaluar ishte edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami.