Sport

Rashica për herë të parë këtë sezon paraqitet nga minuta e parë për Werderin në Bundesligë

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, të premten do të paraqitet nga minuta e parë për Werder Bremenin në Bundesligë, për herë të parë këtë sezon.

Ai është përfshirë në formacionin startues për ndeshjen ndaj Kolnit në xhiron e shtatë.

Rashica ishte afër largimit të Werderit në fillim të këtij sezoni, por transferimi i tij te Bayer Leverkuseni dështoi në fund. Këtë sezon ka vetëm dy paraqitje. Asnjërën nga fillimi.