Sport

Bashakshehiri befason Unitedin, Zeniti e Lazio ndajnë pikët

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Bashakshehirit në Ligën e Kampionëve, derisa Zeniti e Lazio kanë ndarë pikët.

Klubi turk fitoi ndaj Unitedit me rezultat prej 2 me 1, transmeton KOHA.

Ba e Visca shënuan dy golat për vendasit, deria për Unitedin golin e vetëm e shënoi Martiali.

Unitedi është lider në Grupin H me gjashtë pikë, derisa nga tre pikë kanë Bashakshehiri, PSG-ja e Leipzigu.

Zeniti e Lazio barazuan me rezultat prej 1 me 1.

Erokhin i dha epërsinë Zenitit, derisa shifrat i barazoi Caicedo.

Vedat Muriqi ishte titullar dhe luaji për 59 minuta në këtë takim.

Lazio është lider me pesë pikë, derisa Zeniti ka një pikë në fund të Grupit F. Kurse në vendin e dytë Clube Brugge ka 4 pikë, e Dortmundi ka tre pikë në vendin e tretë.