Sport

Liga Unike e basketbollit shtyhet për vitin tjetër

Liga Unike e basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të startojë këtë vit. Do të shtyhet për vitin e ardhshëm pas masave të vendosura nga Qeveria shqiptare. Në Shqipëri janë të ndaluara aktivitetet e sporteve me dorë, si dhe palestrat janë të mbyllura si masë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Kjo ka shtyrë iniciatorët e themelimit të ligës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës që ta shtyjnë për vitin tjetër. Megjithatë, kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Avni Ponari, të martën për KOHËN ka thënë se ka një ide tjetër. Ai thotë se do të propozojë një aktivitet të përbashkët basketbolli, i cili do të jetë si një paralajmërim për fillimin e Ligës Unike që po pritet me padurim.

Ponari do të kërkojë mbajtjen e një turneu, në të cilin do të përfshihen skuadrat e Ligës Unike, që do të mund të mbahet në fund të këtij muaji. Saktësisht, më datën 28 nëntor për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe që do të quhet “Kupa e Pavarësisë”, kurse të gjitha ndeshjet të zhvillohen në Kosovë për shkak se aktivitetet sportive janë të lejuara dhe palestrat gjithashtu të hapura për gara.