Sport

Broja realizon gol në Holandë

Armando Broja ka realizuar gol në Holandë, ndërsa Vitesse fitoi 3:1 si mysafire e Willem II. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Eredivisie të Holandës.

Broja, që te Vitesse është huazuar nga Chelsea, realizoi golin e dytë në minutën e 63-të. Vitesse zë vendin e dytë me 18 pikë pas 7 xhirove sa i ka edhe lideri Ajaxi. 

Për Brojën është goli i katërt i realizuar këtë edicion në Eredivisie.