Sport

Shaqiri me asistim të bukur për Liverpoolin

Descriptive Text

Xherdan Shaqiri ka dhënë një asistim të bukur për Liverpoolin sonte. Liverpooli po kryeson 2:1 përballë West Ham Unitedit, në xhiron e shtatë të Premier Leagues.

Shaqiri e realizoi golin e dytë të Liverpoolit të shënuar nga Diogo Jota (85’). Ai u aktivizua nga minuta e 70-të.

Golin e parë për Liverpoolin e shënoi nga penalltia Mohamed Salah (42’), ndërsa për West Hamin realizoi Pablo Fornals (10’).