Sport

Lazio konfirmon raste me koronavirus

Lazio ka njoftuar se disa anëtarë të grupit të ndeshjes së fundjavës kundër Torinos kanë dalë pozitivë me koronavirus në testet e kryera të premten.

Sidoqoftë, ndeshja kundër torinezëve do të luhet, transmeton KOHA.

12 lojtarë të lacialëve madje nuk udhëtuan fare në Ligën e Evropës kur u përballën me Club Bruggen të enjten.

“Bazuar në rezultate, e gjithë skuadra do t’i kryejë testet tjera të shtunën për t’i identifikuar lojtarët të cilët janë të gatshëm të luajnë kundër Torinos. Ata të cilët janë pozitivë janë vendosur në izolim në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër do t’i nënshtrohet karantinës për t’u vëzhguar nga stafi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Lazios.

Klubi nuk e ka konfirmuar sa lojtarë apo anëtarë të stafit kanë dalë pozitiv me Covid-19.