Sport

“Euro Super League” pritet të nisë më 2022/23, Juve, Milan e Inter pjesëmarrës

“Mundo Deportivo” ka shkruar se gara e “Super League” evropiane planifikohet të nisë në edicionin 2022/23, ndërsa vend të sigurt pritet të kenë Juventusi, Milani dhe Interi.

Para dorëheqjes nga posti i presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e kishte konfirmuar edhe pjesëmarrjen e Barçës në këtë garë.

Pritet të jetë një ligë me 34 ndeshje dhe me plejof, në stilin e Euroligës në basketboll, transmeton KOHA.

Shumica e klubeve do të kenë pjesëmarrje të sigurt në “Super League”, duke lënë vend edhe për ekipe tjera të cilat do të promovohen e do të bien nga liga.

Do të jenë të paktën pesë klube nga Anglia: Liverpooli, Manchester Unitedi, Manchester City, Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami.

Ndërkohë, nga Gjermania pjesëmarrëse do të jenë Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi, dhe dy nga Franca, përfshirë Paris Saint-Germainin.