Sport

Tre lojtarët e Milanit rezultojnë negativë në testin për koronavirus

Tre lojtarët e Milanit rezultojnë negativë në testin për koronavirus
Foto: Reuters

Ekipit i Milanit ka njoftuar se Gianluigi Donnarumma, Jens Hauge dhe Matteto Gabbia, kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus.

Portieri Donnarumma dhe sulmuesi Hauge kishin rezultuar pozitivë gjatë së hënës, ndërsa Milan përmes komunikatës ka thënë se futbollistët do t’iu nënshtrohen testimeve mjekësore para se t’u kthehen aktiviteteve sportive.