Sport

Për tre vjet, Neymari i ka humbur 64 ndeshje si pasojë e lëndimeve

Neymari e ka kaluar më shumë se një vit jashtë fushës si i lënduar, qëkur u transferua te Paris Saint-Germaini.

Braziliani u dëmtua sërish në duelin kundër Istanbul Basaksehirit të mërkurën dhe ai mund të mbetet jashtë fushës së blertë në dy javët e ardhshme.

Për tre vjet, Neymari ka qenë i dëmtuar për 368 ditë. I humbi 64 ndeshje në total, e që mund të arrijnë në 67-të.

Ish-sulmuesi i Barcelonës nuk do të luajë as kundër Nantesit të shtunën, kundër Leipzigut të mërkurën, si dhe kundër Rennesit më 7 nëntor.

Që nga edicioni 2017/18, Neymari ka pasur mungesa edhe për shkak të mosdisiplinës.

Një ndeshje e humbi për shkak të virusit, dy për shkak të pezullimit pasi e goditi Alvaro Gonzalezin në derbin ndaj Marseilles, dhe një tjetër për shkak të lodhjes që e pati me Përfaqësuesen e Brazilit.