Interi dëshiron ta mbajë sa më gjatë në skuadër portierin Samir Handanoviq.
Drejtuesit e klubit italian kanë nisur bisedimet me portierin slloven për t’i vazhduar kontratën, transmeton KOHA.
“Zikaltrit” i kanë ofruar kontratë dyvjeçare Handanoviqit, që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e Handanoviqit skadon në vitin 2022.
Ai është pjesë e Interit, që nga viti 2012 kur u transferua nga Udinese.