Sport

Napoli i beson Gattusos

Gennaro Gattuso pritet ta vazhdojë kontratën me Napolin.

Fillimi i mirë në edicionin e ri me klubin napolitan ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re trajnerit, transmeton KOHA.

Gattuso është në vitin e fundit të kontratës së tij me Napolin dhe sipas mediave italiane bisedimet kanë filluar dhe është arritur marrëveshja mes palëve.

42-vjeçari është pjesë e Napolit, që nga viti 2019. Këtë sezon me napolitanët, Gattuso në Serie A ka katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshje të luajtura.