Sport

Dybala ndal bisedimet me Juventusin

Paulo Dybala dhe Juventusi kanë ndalur bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Sipas mediave italiane, të dyja palët kanë vendosur të shtyjnë bisedimet që kanë nisur tash e sa kohë.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022, transmeton KOHA.

Klubi italian i ka ofruar sulmuesit kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës.

Për sulmuesin argjentinas së fundi interesim ka shprehur Real Madridi.