Sport

Cabanas: Do të luftojmë për të arritur diçka pozitive

Cabanas: Do të luftojmë për të arritur diçka pozitive
Foto: Facebook/FHK

Trajneri spanjoll, Javier Cabanas ka udhëhequr stërvitjen e parë të përfaqësueses së Kosovës, të enjten në Prishtinë. Cabanas është trajner i Besa Famgasit dhe emër shumë i respektuar në hendbollin spanjoll.

Ai është emëruar kryetrajner i Kosovës për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë, në pamundësi që selektori Taip Ramadani të jetë me ekipin.