Sport

Rahoveci e nis me fitore edicionin e ri në basketboll

Rahoveci e nis me fitore edicionin e ri në basketboll

Rahoveci e ka nisur edicionin e ri në basketboll me fitore, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 88:65 (20:13, 25:9, 21:16, 22:27), në kuadër të javës së parë të Superligës.

Vreshtarët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar në çerekun e parë me rezultat 20:13. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke qenë edhe më bindës, 25:9, për të shkuar në pushim me epërsi prej 45:22, transmeton kp.