Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Midtjyllandit në Ligën e Kampionëve, derisa Atalanta e Ajaxi kanë ndarë pikët.
Në tërë takimin për Liverpoolin luajti Xherdan Shaqiri, derisa edhe Berat Gjimshiti luajti në tërë takimin në fanellën e Atalantas ndaj Ajaxit.
Liverpooli fitoi këtë takim me rezultat prej 2 me 0, transmeton KOHA.
Golin e parë e shënoi Jota pas asistimit nga Arnoldi, i cili mori një pasim të shkëlqyer nga Shaqiri në minutën e 55.
Kurse golin e dytë për skuadrën e Jurgen Kloppit e shënoi Salah në minutën e 90+3 nga penaltia.
Në ndeshjen tjetër Atalanta-Ajax u shënuan katër gola.
Tadiq e Traore shënuan për Ajaxin, derisa Zapata me dy gola i siguroi një pikë Atalantas në këtë takim.
Pas dy ndeshjeve Liverpooli është lider në Grupin D me gjashtë pikë, që pasohet nga Atalanta me katër pikë. Ajaxi ka një pikë, kurse Midtjyllandi është pa pikë.