Seleksionuesja e Kosovës në futboll Afërdita Fazlija, ka thënë se mungesa e tetë lojtareve të ekipit bazë e ka bërë të pamundur të bëhet një paraqitje e dinjitetshme ndaj Holandës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova pësoi 6:0 nga kampionia e Evropës, Holanda në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lojë e vështirë, tetë lojtare të ligës së Kosovës është e vështirë që t’i përballojnë dy ndeshje brenda tri dite, si dhe angazhimi i disa lojtareve të reja, duke debutuar përballë Holandës ka qenë e vështirë. Mungesa e tetë lojtareve të ekipit bazë na pamundësoi të bëjmë paraqitje më të dinjitetshme”, ka thënë Fazlija.