Zyrtare: Dorëhiqet Bartomeu

Zyrtare: Dorëhiqet Bartomeu
Barcelona ka konfirmuar se presidenti i klubit Josep Maria Bortmeu dhe bordi i drejtorëve kanë dhënë dorëheqje.
Ky vendim i tyre vjen në prag të një votëbesimi ndaj Bartomeut, që pritej të mbahej në fillim të nëntorit.
Bartomeu largohet pas gjashtë vjetësh në krye të Barcelonës.
“Është vetmi i menduar mirë, i sinqertë dhe i informuar”, ka thënë Bartomeu. “Gjëja më e lehtë ishte të jepja dorëheqje pas humbjes në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar, por njëri është dashur të marrë vendime pas krizës globale të paprecedentë. Kush do të siguronte që Messi do të qëndronte? Kush do të angazhonte trajner të ri?”
Sport: Bartomeu ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dorëzuar dorëheqjen, raporton gazeta “Sport” sonte.
Dorëheqja e Bartomeut ishte paralajmëruar në ditët e fundit.
Anëtarët e Barcelonës kanë bërë fushatë për rrëzimin e Bartomeus. Madje autoritetet kanë hetuar këtë fushatë të mbledhjes së nënshkrimeve për të mbajtur një votim të mosbesimit për rrëzim të presidentit. Klubi kishte kërkuar të hetohen nëse janë falsifikuar këto vota.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Federata hesht pas zhvillimeve për transmetim, që sollën anulimin e papritur të ndeshjeve
Dinamo avancon në Ligën e Evropës, Ademi i pazëvendësueshëm

Roma mposht Bragën edhe në Itali

Januzaj luajti 65 minuta ndaj Unitedit, Sociedadi u eliminua

Kualifikim i vështirë për Milanin

Astrit Selmani konfirmohet për sulmin e Kosovës

Serbia nuk heq dorë nga organizimi i aktiviteteve sportive në Kosovë, premton forcim të tyre

Rrahmani e Napoli eliminohen nga Liga e Evropës

Pesë raste pozitive me koronavirus tek Interi

Arsenali me përmbysje kalon tutje në Ligën e Evropës

Goli i Berishës nuk mjafton, Salzburgu ndalet në Ligën e Evropës
