Sport

Kampionja olimpike nga Sllovenia po stërvitet në Pejë

Descriptive Text

Xhudistja sllovene Tina Trstenjak, kampione olimpike në kategorinë deri 63 kilogramë në “Rio 2016”, është duke u stërvitur në Pejë në klubin Ippon.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Kosovës në xhudo Driton Kuka.

“Dy kampione aktuale olimpike, Tina Trstenjak dhe Majlinda Kelmendi. Në Pejë po qëndron ekipi slloven në krye me kampionen olimpike Trstenjak në kampin përgatitor. Këtë javë në Kosovë pos sllovenëve po qëndrojnë edhe ekipi nacional i Turqisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke”, ka shkruar Kuka në Facebook.