Sport

Manchester City me ofertë për Iscon

Isco pritet të largohet nga Real Madridi. Mesfushori spanjoll është shprehur i pakënaqur me situatën e tij te klubi madrilen.

Madje, ai së fundi ka akuzuar trajnerin Zinedine Zidane, se nuk i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme për të treguar cilësitë e tij.

Isco nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane, dhe do të mund të largohet gjatë janarit.

Interesim së fundi për Iscon ka shprehur Manchester City. Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për lojtarin.