Sport

Te Bayerni insistojnë se Championsi është “garë e tyre”

Te Bayerni insistojnë se Championsi është “garë e tyre”

Sulmuesi i Bayern Muenchenit, Thomas Mueller, ka insistuar së Liga e Kampionëve është “gara e bavarezëve”, në të cilën ai pret të triumfojë edhe këtë sezon.

Kampioni në fuqi i Evropës, Bayerni, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të Championsit, do të luajë ndaj Lokomotivës së Moskës. Kjo ndeshje i takon Grupit A dhe luhet të martën (sot) në Moskë prej orës 18:55.