Skuadra e Milanit ka njoftuar se dy lojtarët, Petter Hauge dhe Gianluigi Donnaruma, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Siç shkruajnë mediat italiane, pjesa tjetër e skuadrës është izoluar dhe nuk kanë shfaqur simptoma.
Momentalisht, AC Milani është në vendin e parë të tabelës, me gjithsej 12 pikë të tubuara. Seria A është kampionati që ka më së shumti lojtarë të infektuar me koronavirus.