Trajneri i futbollit Erdin Hashani, nuk është pajtuar me deklarata e trajnerit Tahir Batatina për garën për titull të kampionit.
Hashani ka folur për formën e skuadrës së Llapit, duke kundërshtuar trajneri Batatina. Për Hashanin, Llapi do të ketë vështirësi të luftoj për titull të kampionit.
“Llapi ka pasur ngecje në këto ndeshje dhe sigurisht që do ta ketë të vështirë luftën për titull të kampionit”, u shpreh Hashani.
Mirëpo e menjëhershme ishte përgjigja e trajnerit llapjan Batatina, që premtoi se te Llapi trofetë do të vijnë.
“Llapi ka një projekt afatgjatë dhe sigurisht që trofetë do të vijnë. Unë kam besim tek lojtarët e mijë dhe deri sa të na lejoj matematike do të luftojmë për titull”, theksoi Batatina.