Sport

Ramadani: Nëse nuk do të besoja për titull, nuk do të isha trajner i Prishtinës

Trajneri Zekirija Ramadani ka besim se me Prishtinën do ta fitoj titullin e kampionit në edicionin 2020/2021. Ai ka thënë se Prishtina ka skuadër për titull.

“Nëse nuk do të besoja për titull, nuk do të isha trajner i Prishtinës. Njëjtë besoj se kanë menduar edhe krerët e klubit. Mendoj se kemi kualitet, ka disiplinë dhe kushte të mira. Unë jam i bindur se gjithë jemi të mërzitur, por mund t’i rikuperojmë pikët e humbura”, ka thënë Ramadani në emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total”.

Prishtina të dielën në shtëpi humbi nga Gjilani me rezultatin 2:0. Prishtina pas shtatë xhirosh zë vendin e katërt me 11 pikë.