Sport

Kuka e kalon pengesën e parë

Loriana Kuka ka kaluar pengesën e saj të parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Budapest. Kuka në rrethin e dytë mposhti xhudisten nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon, duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale.

Xhudistja nga Mongolia u ndëshkua me tri “shido” dhe rrjedhimisht i takoi fitorja Kukës me ippon pas 3:39 minuta luftë. Kuka kishte edhe një waza-ari. Kuka garon në kategorinë deri 78 kilogramë. Në çerekfinale ajo do të përballet me rusen Aleksandra Babintseva.

Kosova nga Grand Slami në Budapest e ka fituar një të artë para dy dite fal Distria Krasniqit.