Sport

Vucaj është familjarizuar me Dritën, kërkon suksese të tjera

Vucaj është familjarizuar me Dritën, kërkon suksese të tjera

Ka luajtur në shumë skuadra të njohura në Shqipëri me të cilat është paraqitur edhe në garat evropiane, si dhe ka fituar edhe trofe, por ngrohtësinë që ka gjetur te Drita nga Gjilani nuk e gjeti askund. Thotë se është e veçantë. Bëhet fjalë për futbollistin nga Shkodra e Shqipërisë, Erion Vucajn, i cili që nga vera e vitit 2018 është pjesë e Dritës. Për KOHËN, 29-vjeçari ka deklaruar se pritja shumë e mirë nga të gjithë në klubin gjilanas ia ka bërë ambientimin në skuadër shumë më të lehtë. “Në një ekip dhe kampionat të ri, nuk është e lehtë të ambientohesh. Por, ekipi ma ka bërë më të lehtë ambientimin. Pritja ka qenë shumë e mirë nga të gjithë dhe dua t’i falënderoj. Ne si sportistë mundohemi të japim më të mirën si në stërvitje e po ashtu edhe në ndeshje. Kurse pjesën tjetër e vendos stafi teknik, në varësi prej formës së lojtarit dhe ndeshjeve specifike që do të kemi”, tha Vucaj, i cili këtë sezon e ka fituar vendin e titullarit të padiskutueshëm në ekipin që po drejtohet nga trajneri Ardian Nuhiu, kurse sezonin e parë në shumë ndeshje futej nga banka e rezervistëve.

Me Dritën, futbollisti shqiptar ka arritur të fitojë titullin e kampionit të Kosovës, si dhe është paraqitur edhe në garat evropiane. Vucaj përmend tri gjërat më të veçanta që i ka Drita.