Trajneri i skuadrës së KF Drenicës, Fadil Rama, ka dhënë dorëheqje nga ky post. Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e skuadrës në Facebook, ku thuhet se Rama ka dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve jo të mira.
“Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës , pas humbjes 4:1 kundër FC Drita”, thuhet në njoftimin e KF Drenicës.
Sipas tyre, klubi ka falënderuar trajnerin Rama për punën ndërsa për emërimin e trajnerit të ri thuhet se do të njoftojnë, shkruan KOHA.
KF Drenica aktualisht gjendet në pozitën e shtatë në Superligën e Kosovës, ndërsa në tetë ndeshjet e fundit ka katër humbje, dy barazime dhe dy fitore. Deri më tani ka tubuar gjithsej tetë pikë.
Kjo skuadër ka pësuar disfatë të thellë sot në Gjilan, duke u mposhtuar 4:1 nga Drita.
Fadil Rama jep dorëheqje! Skenderaj - 24.10.2020 Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje...
Posted by KF Drenica on Saturday, October 24, 2020