Klubi i futbollit i femrave, Mitrovica, do të takohet me St. Poltenin e Austrisë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Shorti u hodh të enjten në mesditë, në Nyon të Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër vashat kampione të Superligës. ky do të jetë viti i tretë rresht që do të marrin pjesë në garat evropiane.
Vitin e kaluar, KFF Mitrovica arriti suksesin më të madh nga skuadrat kosovare, duke e kaluar fazën e grupeve. Në fazën e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, pësoi disfatë të thellë nga gjiganti evropian, Wolfsburg.
Mitrovica takimin kundër austriakeve do ta luajë në udhëtim dhe do të zhvillohet vetëm një ndeshje. Ballafaqimet e rundit të parë kualifikues luhen më 3 dhe 4 nëntor.