Barcelona ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj klubit hungarez Ferencvarosh, derisa Manchester Unitedi e mposhti në udhëtim PSG-në në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit shënuan fitore prej 5 me 1 në këtë takim, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMessi, Fati, Coutinho, Pedri e Dembele shënuan golat për katalunasit, derisa golin e vetëm për ekipin mysafir e shënoi Kharatin.
Nga minuta e 68 Barcelona ishte me një lojtar më pak në fushë kur Pique u ndëshkua me karton të kuq.
Kurse në sfidën tjetër Manchester Unitedi fitoi ndaj PSG-së me rezultat prej 2 me 1.
Fernandes i dha epërsinë Unitedit duke shënuar nga penaltia në minutën e 23.
Një autogol nga Martial barazoi shifrat në 1 me 1. Kurse Rashfordi në minutën e 87 i dha fitoren Unitedit.
Për të asistoi Pogba.