Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” shënoi fitore në udhëtim te Dinamo Kievi me rezultat prej 2 me 0, transmeton KOHA.
Të dy golat për kampionin e Italisë i ka shënuar sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.
Ai shënoi pas asistimeve nga Kulusevski dhe Cuadrado.