Sport

Interi po bën çmos të mbajë Lautaro Martinezin

Lautaro Martinez mund ta vazhdojë kontratën me Interin.

Klubi italian tash e një kohë ka nisur bisedimet me sulmuesin, por nuk ka arritur marrëveshjen.

Por, sipas mediave italiane, së fundmi, bisedimet mes klubit dhe menaxherit të lojtarit kanë avancuar.

Interi i ka ofruar kontratë trevjeçare argjentinasit me pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh.

Në rast të vazhdimit të kontratës, Lautaros do t’i ndryshojë edhe klauzola e lirimit nga 111 milionë euro në 131 milionë.

Kontrata aktuale e Lautaros me Interin skadon në vitin 2023. Interesim të vazhdueshëm për argjentinasin ka shprehur Barcelona.