Sport

Carragher: Liverpooli duhet të mendoj për një mbrojtës të ri

Lëndimi i mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, duhet ta bëjë këtë ekip të mendojë për një transferimin e një mbrojtësi të ri.

Këto deklarime i ka bërë ish-futbollisti Jamie Carraher, i cili ka ftuar Liverpoolin të nënshkruajë me një mbrojtës të ri. Por sipas tij, kjo nuk është arsyeja e vetme.

“Unë mendoj se Liverpool sigurisht duhet të dalë në treg në janar, jo vetëm për shkak të lëndimit të Van Dijk, por sepse Liverpool ishte i dobët në linjën mbrojtëse gjithsesi”, ka thënë ai për Sky Sports.

Van Dijk do të mbetet jashtë lojës për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit që ka pësuar në gju, gjatë së shtunës në ndeshjen me Evertonin.