Sport

Raiola ia ka ofruar Donnarumman Realit

Superagjenti Mino Raiola raportohet se i ka ofruar Real Madridit portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

18-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Milanin, ndërsa mësohet se deri tani ka refuzuar nënshkrimin e një marrëveshje të re, që i sjell atij pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.

Sipas “MediasetPremium”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar se Raiola ia ka ofruar shërbimet e Donnarummas gjatë një takimi që kishin.

Megjithatë, “Mbretërit” kanë mbështetur portierin aktual Keylor Navas duke përjashtuar mundësinë e transferimit të italianit.