Sport

Izolimi i Kreshnik Krasniqit në hotel në Norvegji

Izolimi i Kreshnik Krasniqit në hotel në Norvegji

Një ditë para ndeshjes me Andorrën, katër futbollistë të Shpresave të Kosovës pranuan rezultat pozitiv në testimin për koronavirus. Kosova U-21 të martën luajti me Andorrën në Prishtinë dhe fitoi 1:0. Natyrisht, nuk u paraqitën lojtarët e prekur nga koronavisuri, Eris Abedini, Florjan Smakiqi, Lirim Kastrati e Kreshnik Hajrizi.

Lojtarët e selektorit Rafet Prekazi tashmë janë kthyer në vendet ku luajnë, por telashet për ndonjë prej tyre nuk kanë përfunduar. Virusi duket se ka qarkulluar brenda ekipit Shpresa dhe të tjerë lojtarë po dalin pozitivë, shkruan KOHA.