Raportohet se Chelsea është duke e monitoruar situatën e Paulo Dybalas.
Sipas Tutto Mercato Web klubi anglez ka shprehur interesim konkret për yllin e Juventusit, transmeton KOHA.
Argjentinasi është në bisedime me Juventusin për vazhdimin e kontratës, që do ta mbante atë në Torino deri më 2025, por interesimi nga Chelsea mund të bëjë që e ardhmja e Dybalas të marrë kahje tjetër.
Gjithashtu raportohet se Chelsea ishte i interesuar që ta transferojë yllin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez, porse futbollisti nuk ishte i interesuar për këtë transferim.