Argjentinasi pranon kushtet e ofruar nga klubi italian
Paulo Dybala do të mbetet te Juventusi.
Sulmuesi argjentinas që është pjesë e “Zonjës së Vjetër” qe pesë vjet ka kontratë deri në vitin 2022, raporton KOHA.
Drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar kontratë pesëvjeçare. Madje, krerët e klubit i kanë ofruar pagë 11.5 milionë euro në vit, ofertë që është pranuar nga Dybala.
Sulmuesi argjentinas te Juventusi është që nga viti 2015 kur u transferua nga Palermo.