Sport

Berisha: Jemi shumë të zhgënjyer, ishte ëndërr e madhe

Foto: Reuters

Kapiteni i Kosovës në futboll, Valon Berisha, është shprehur shumë i zhgënjyer me humbjen nga Maqedonia në plejof të kualifikimit për Kampionatin Evropian.

Në deklaratën pas ndeshjes që Kosova e humbi 2:1 në Shkup, Berisha ka thënë se “është humbur një ëndërr e madhe”.

“Kemi dhënë maksimumin, por duhet të mësojmë nga ky rast. Keq që s’mësuam nga rasti me Çekinë. Sot s’mundëm t’ia dalim. Zhgënjimi është i madh. Ky është futboll, mund të jetë nganjëherë shumë i mirë e nganjëherë shumë keq. E ndjej veten shumë keq. Ka qenë ëndërr e madhe. Ka qenë mundësi e mirë. Jo që ata e merituan më shumë, por çfarë të bëjmë”, ka deklaruar ai.