Atleti nga Uganda, Joshua Cheptegei, ka thyer rekordin botëror në 10 mijë metra vrapim në garën e zhvilluar në Valencia.
Ai përfundoi garën për 26 minuta e 11.02 sekonda, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.
24 vjeçari ka thyer rekordin e atletit nga Etiopia, Kenenisa Bekele, i cili në vitin 2005 e kishte përfunduar garën për 26:17:53.
Në garën e sotme në Valencia brenda stadiumit janë lejuar vetëm 400 persona, përfshirë këtu edhe sponsorët, gazetarët dhe stafin.
Rekordin e botës e theu edhe etiopianja Gidey në 5000 metra. Ajo vrapoi 14:06.62 minuta, duke e thyer rekordin e Tirunesh Dibabas të vitit 2008 për afro pesë sekonda.
AND ANOTHER ONE! Joshua Cheptegei gives us another world record to be hype about today. 26:11.02 in the 10k!??https://t.co/fRnXgSeCkP pic.twitter.com/KRUmhSBuR3
— FloTrack (@FloTrack) October 7, 2020