Sport

Tirana eliminohet nga kualifikimet për Ligën e Evropës

Tirana është eliminuar në fazën e plejofit në kualifikimet për Ligën e Evropës, pas humbjes së thellë nga Young Boys 3:0.

Christian Fassnacht realizoi golin e parë të ndeshjes në fund të pjesës së parë, ndërsa Jean Piere Nsame realizoi dy të tjerë në fillim të 45-minutëshit të dytë për fitoren e thellë të zviceranëve.

Nga minuta e 67-të, Tirana luajti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Agustin Torassas.

Tirana ishte skuadra e vetme shqiptare e kualifikuar në këtë fazë.