Sergino Dest është futbollist i ri i Barcelonës. Ai është transferuar te Barcelona nga Ajaxi.
Klubi katalunas në faqen zyrtare ka njoftuar se Dest ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe ka në të klauzolë për lirim në vlerë 400 milionë euro.
Transferimi i ka kushtuar Barcelonës 21 milionë euro tjera, por shifra mund të rritet edhe për pesë milionë me klauzola tjera.
Ai do të prezantohet zyrtarisht të premten.