Sport

Erzen Zyberaj, fitues i maratonës virtuale “Prishtina 2020”

Erzen Zyberaj, fitues i maratonës virtuale “Prishtina 2020”

Atleti Erzen Zyberaj ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në maratonën virtuale “Prishtina 2020”, e mbajtur më 27 shtator.

Shtegun 42-kilometërsh, ai e ka përfunduar për dy orë e 46 minuta, duke lënë prapa grekun Stefanos Rigas, i cili arriti në cak dhjetë minuta më vonë. Kurse në vendin e tretë ka përfunduar Shkumbin Vula.